Rovena Stefa, këngëtarja e shumënjohur shqiptare, ndonëse trendi i muzikës kohët e fundit ka marrë tjetër rrjedhë, vijon të bëjë bujë në rrjet me këngët e saja.
Siç e dimë të gjithë kënga e artistes në fjalë që rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar të cilët edhe në ditët e sotme “i qëndrojnë besnikë” është “Burrë të martuar dashurova”.
Me hyrjen e saj në “BBVK”, Stefa na ka surprizuar që në ditët e para të spektaklit.
Në ditën e parë teksa përshëndetej me banorët e tjerë, Rovena pati një “përplasje” me Mevlanin.
Sakaq, duket se artistja në fjalë e ka marrë shumë seriozisht “lojën në Big Brother” dhe është shfaqur goxha aktive brenda mureve të shtëpisë në fjalë.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit shfaqet këngëtarja teksa këndon këngën e shumënjohur “Burrë të martuar dashurova”.
Më tej ajo dëgjohet teksa thotë: Dashnor të martuar… ahh gjynah gjynah çikat. Çikat e reja e burrat e martuar. Ik more…/ Radar.al
@bigbrotherkosova Rovena këndon hitin e saj “burrë të martuar”, por ia ndryshon pak tekstin… bbvk3 artmotion klankosova
♬ original sound – Big Brother VIP Kosova – Big Brother VIP Kosova


