Reshjet e dendura të shiu gjatë gjithë ditës së djeshme shkaktuan përmbytje të rënda në qytetin e Vlorës, të cilat lanë pas shumë dëme materiale për familje të ndryshme.
Situata në zonën bregdetare ishte shumë e rëndë ndërsa në rrjet qarkullonin pamje apokaliptike ku tregohet sesi uji ka arritur deri në gjysmën e lartësisë së makinave.
Katet e para të bizneseve u përmbytën plotësisht e dnërsa rrugët u kthyen në “lumenj”, ndërsa disa video të tjera tregojnë shumë familje në vështirësi.
Një nga familjet e tilla është ajo e Fatjon Kapaj në zonën e Kumes në Vlorë.
Fatjon Kapaj është i paralizuar ndërsa tregon se mbeti i bllokuar në banesën e tij bashkë me prindërit e moshuar pasi shtëpia e tyre u përmbyt plotësisht.
I riu apeloi për ndihmë pasi ata mbetën të bllokuar brenda.
“Jemi brenda plot me ujë, të gjitha kanë ikur. Ju lutem ju lutem me ndimoni, jemi mbyt brenda”.


