DURRËS– Durrësi është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut. Bazuar në informacionet paraprake mësohet se se situata është teje problematike sidomos në kryqëzimet e rrugëve.
Uji ka pushtuar edhe trotuaret duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin këtë mëngjes. Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës./Radar.al


