DIBËR– Zonat e thella në Qarkun e Dibrës gjatë orëve të fundit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Bëhet me dije se bora ka vijuar me intensitet në lartësi mbi 900 metra mbi nivelin e detit.
Sipas burimeve, në disa fshatra janë shënuar mungesa të energjisë elektrike, por falë ndërhyrjes së specialistëve, furnizimi me energji është rikthyer./Radar.al


