Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reuters zbulon draft-marrëveshjen SHBA-Iran: Hormuzi rihapet, hiqen sanksionet dhe Teherani heq dorë nga armët bërthamore

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Reportazhi i gazetarëve italianë në Gjadër dhe Shëngjin, çfarë i befasoi ata mes shqiptarëve?

    November 11, 2024

    Reportazhi i gazetares italiane Anna Dazzan, përkthyer nga Radar.al

    Në Shqipëri njerëzit flasin shpesh për punën: ka një problem papunësie dhe pensionesh, por hapja e një biznesi është më e lehtë se në Itali. Dëshmitë e disa njerëzve nga Shëngjini dhe Gjadra që e duan vendin e tyre dhe nuk duan të dinë për të jetuar diku tjetër.

    Shkuam në Shqipëri për të kuptuar më mirë sesi përjetohet marrëveshja Meloni-Rama për emigrantët nga komuniteti në Shëngjin dhe Gjadër. Një seri artikujsh nga Anna Dazzan dhe Nicolò Giraldi rrëfejnë këtë përvojë.

    “Italisht apo anglisht?”.

    “Është mirë italishtja, flas pak”.

    “A mund të na bësh dy kafe, të lutem?”.

    Ana ka një pamje të sinqertë, një prerogativë e zakonshme në këto anë. Dhe ndoshta vëmendja e madhe në javët e fundit për një vend që absolutisht nuk konsiderohej deri vonë e ka forcuar edhe më shumë.

    “ Shumë gazetarë kohët e fundit, apo jo?”.

    Mjafton kjo shaka për ta zbutur dhe për ta bërë Anën të buzëqeshë sinqerisht.

    “Po, patjetër.”

    Lokali i vogël ku ajo punon është një nga dy në Gjadër, qyteti i vogël ku qeveria italiane ndërtoi të parën nga qendrat e mëdha për emigrantët.

    Një strukturë disproporcionale në përmasa dhe modernitet në krahasim me kontekstin, praktikisht një anije kozmike në një peizazh rural të strukur në kodra gëlqerore.

    E pyesim Anën nëse është lodhur nga gjithë kjo vëmendje mediatike, ajo përgjigjet teksa na përgatit dy ekspres jo të këqinj.

    “Na shqetëson të gjithëve pak, po. Jemi mësuar të qëndrojmë të qetë”.

    Në fshat ritmin e japin oraret e të vetmes shkollë, e cila, nga çerdhe deri në gjimnaz, tani mirëpret rreth njëqind të rinj, dhe nga koha e bujqësisë: ara dhe kafshë, veçanërisht tufa dhensh.

    Refreni që përsërit edhe Ana është i njëjti.

    “Kjo është një çështje e qeverisë, ne nuk dimë asgjë. Njerëzit këtu mendojnë pesëdhjetë me pesëdhjetë”.

    Por, sapo zbut kufijtë e roleve të të intervistuarit dhe intervistuesit, edhe ajo thellon mendimet e saj.

    “Ai është një burg i vërtetë, por ata që përfundojnë atje nuk janë kriminelë. E vetmja gjë që bënë ishte emigrimi, për të jetuar më mirë. Nuk e kuptoj pse duhet të qëndrojnë atje”.

    Ana, ndryshe nga shumë shqiptarë me të cilët kemi folur ditët e fundit, nuk ka një histori emigracioni pas saj.

    “Unë kam një motër që jeton në Itali, por nuk kam jetuar kurrë atje. Unë e kuptoj gjuhën nga televizori”, na thotë aji.

    Ajo është 38 vjeçe dhe ka lindur dy fëmijë kur ishte shumë e vogël, i ka 22 vjeç dhe 19. E pyesim nëse duan të ikin.

    “Jo, të gjithë e duam shumë shtëpinë tonë, na pëlqen këtu, e duam Shqipërinë, nuk duam të ikim.”

    “Të punosh është më e lehtë këtu”

    Puna mbetet tema kryesore në bisedat me banorët vendas. Këtë e konfirmojnë Fabio dhe Susanna, restoranti i të cilëve në Shëngjin është bërë i famshëm edhe mes zyrtarëve italianë dhe organeve ligjzbatuese.

    “Mund të hani pica të mira”, na kishte thënë në fakt një polic që takuam në breg të detit.

    Fabio dhe Susanna janë çift në jetë dhe në punë, ai është piemontez me origjinë puliane, ajo është me origjinë nga Lezha, bashkia e cila përfshin edhe fshatrat Gjadër dhe Shëngjin.

    Ata u takuan në Torino, ku jetonin të dy dhe u përpoqën të krijonin jetën e tyre atje.

    “Erdhëm këtu me pushime për të vizituar familjen e Suzanës dhe nuk u larguam më. Gjetëm një vend të lirë, filluam me shpejtësi dokumentet dhe filluam punën menjëherë. Ishte viti 2019, pak muaj para Covid-it: po të kishim qenë në Itali do të kishim mbyllur menjëherë, por këtu shkoi mirë”, thotë Fabio, pronar i restorantit me të njëjtin emër në bregdetin e Shëngjinit.

    “Nuk dua të kthehem në Itali”, thotë partnerja e tij.

    “Në Torino gjithçka ishte më e vështirë dhe më pas është e pakrahasueshme të zgjohesh çdo ditë me detin përballë. Italia nuk është vendi për të punuar”, përfundon Susanna.

    Pas saj, vajza e tyre, dëgjon muzikë ndërsa përkëdhel Blackie, qenin e familjes.

    Është i vetmi në të gjithë Shëngjinin që ka një zinxhir, pasi të gjithë qentë e tjerë janë endacakë që bredhin plazh e rrugë: Bashkia, nëpërmjet një shoqate gjermane, ka marrë masa për t’i sterilizuar, vaksinuar dhe siguruar atyre një mikroçip për gjurmim.

    “Edhe kjo funksionon më mirë se në Itali”, na thonë me sy.

    itali reportazhi nga shengjini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reuters zbulon draft-marrëveshjen SHBA-Iran: Hormuzi rihapet, hiqen sanksionet dhe Teherani heq dorë nga armët bërthamore

    June 14, 2026

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    June 14, 2026

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    June 14, 2026

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.