Luiza Gega ka arritur majat në Maratonën “Prishtina 2024”.
Atletja shqiptare bëhet me dije se zuri vendi e parë më garën prej 42 kilometrash, duke lënë pas atletet nga Kenia.
Gega mbylli garën për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindta, duke arritur një rekord kombëtar. Kjo ishte hera e parë që atletja nga Shqipëria arrin të triumfojë në një maratonë.
“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici. Prisja konkurrencë më të madhe. Vajzat nga Kenia janë shumë të mira. Kam vrapuar me një vajzë që ishte në 21 kilometra, kur ajo u kthye më erdhi keq të ulja ritmin dhe vazhdova. Sot më shumë erdha për ta përshkuar distancën. Në kilometrin e 35-të pata pak vështirësi, por që e kalova. Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, u shpreh Gega.
Luiza Gega garoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në disiplinën 3000 metra me pengesa, por pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli të sigurojë një vend në finale.


