Real Madridi rikthehet sot në “Santiago Bernabeu” pas shkarkimit të Xabi Alonsos, një vendim që shkaktoi debate të forta midis tifozëve dhe mediave. Pavarësisht dashurisë për Alonso, në tribunat e Bernabeut është dëgjuar pakënaqësi, sidomos ndaj lojtarëve si Vinicius Junior dhe vendimeve të klubit.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit i kanë dërguar një mesazh të qartë tifozëve, veçanërisht atyre të sektorit më të zhurmshëm, “Grada de Animacion”: kushdo që vërshëllejnë ekipin do të përjashtohet nga sektori.
Sipas mediumit Cadena SER, klubi do të monitorojë me kujdes sektorin dhe pas ndeshjes do të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë. Të gjithë tifozët që do të filmohen duke vërshëllyer ekipin do të ndalohen nga hyrja në “Grada de Animacion” në të ardhmen.
Real Madridi ka vendosur një politikë tolerancë zero ndaj atmosferës negative, duke kërkuar që sektori kryesor i tifozëve të shërbejë si mbështetje zëshme për ekipin, jo si protestë. Bordet e klubit synojnë të kufizojnë pakënaqësinë brenda sektorit më të organizuar të tifozëve, ndërsa nuk mund të kontrollojnë gjithë stadiumin.
Mesazhi i klubit është i qartë: “Kushdo që dëshiron të vërshëllej, le të vërshëllej jashtë stadiumit.”
🚨 BREAKING: Real Madrid have informed the "Grada de Animacion" fans that tomorrow after the game, the club will review the security cameras of the Bernabeu, and whoever is caught on camera booing the team would be BANNED from the Grada!
The club says: "Whoever wants to boo, can… pic.twitter.com/8IqRAE3xRy
— Madrid Zone (@theMadridZone) January 17, 2026


