ITALI– Në Itali u ngrit alarmi se është rregjistruar rasti i parë me linë e majmunit, por më pas rezultoi jo e vërtetë. Mediaët vendase raportojnë se mëngjesin e sotëm në departamentin e urologjisë të spitalit San “Giovanni di Dio” në Agrigento është dyshuar për një rast të një pacienti se mund të ishte prekur nga lija e majmunit.
Bëhet me dije se një shtetas afrikan, i shoqëruar nga një bashkëmoshatar, u paraqit pas triazhit për një vizitë të specializuar duke u ankuar për shqetësime të rënda.
Pas kontrollove të para dhe analizave të gjakut, u përhap me shpejtësi fjala se ai kishte linë e majmunit dhe ndërkohë që pacientët prisnin në rradhë, u përhap paniku.
Por, më pas rezultoi një alarm i rremë.
Megjithatë janë marrë masa paraprake, ku mjekët vendosën menjëherë dezifektimet higjienike të dhomave dhe, me sa duket, profilaksinë e nevojshme, por sipas pacientëve të tjerë, emigranti i ri, ashtu si edhe burri që e kishte shoqëruar, u zhdukën.
Ekipi i San Giovanni di Dio raporton se nga vlerësimet fillestare lezionet e lëkurës mund t’i atribuohen simptomave infektive. Megjithatë, stafi nuk ishte në gjendje të sqaronte nëse burri, siç raportuan pacientët, në të vërtetë u largua dhe u zhduk pa gjurmë apo jo. Lija e majmunëve është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus i ngjashëm me linë, por më serioz. Lija e majmunit transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë me lezione në lëkurë dhe mukozë ose me lëngje trupore, gjatë aktivitetit seksual, në kontakt të zgjatur ballë për ballë nëpërmjet pikave të pështymës ose duke prekur objekte të kontaminuara (veshje, peshqirë, çarçafë, enët etj).
Simptomat konsistojnë në shpërthime me vezikula në çdo pjesë të trupit (më të shpeshta në zonat anogjenitale), ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, inflamacion dhe dhimbje në rektum. Simptoma të tjera janë dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve dhe dobësia./attualita


