Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Raporti i PS në TIMS: Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

    July 23, 2024
    Raporti i PS në TIMS: Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

    Toni Gogu deputeti i PS, ka prezantuar raportin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit “TIMS”.

    Në dokument, shpjegohet në mënyrë analitike e gjithë metodologjia e ndjekur nga ekspertët sipas Planit Hetimor të miratuar paraprakisht.
    Po kështu vlerësohet nevoja për marrjen e masave administrative dhe ndryshimeve në legjislacionin përkatës. Nga hetimi parlamentar, komisioni arrin në konkluzionin e domosdoshmërisë për një rishikim të kuadrit ligjor.

    Konkretisht në raport thuhet se nevojitet harmonizimi i ligjit Nr. 8792 datë 10.05.2001 “ Për krijimin e Qendrës së Përpunimit të Dhënave”; ligjit Nr. 71/2016 “Për kontrollin kufitar” dhe ligjit Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar .

    “Pas hetimit të plotë edhe të kryqëzuar të gjitha provave të administruara, rezultuan qartazi problematikat në zbatimin e akteve ligjore edhe nënligjore. Nevojitet të kryhet rishikimi tërësor i veprimtarisë operative të gjitha strukturave të policisë me sistemin TIMS në kuadër të konstatimeve të këtij raporti, të cilat duhet të adresohen sa me parë në formën e legjislacionit, i cili do t’i nënshtrohet shqyrtimit në parlament”, thuhet mes të tjerash në konkluzionet e raportit të këtij Komisioni Hetimor.

    Në vijim të konkluzioneve të këtij hetimi, raporti thekson se “aktet nënligjore në fuqi për sistemin TIMS duhen rishikuar tërësisht për mbrojtjen e të dhënave për sistemin TIMS, ku të përfshihen në të gjitha nivelet kontrollet, si dhe të miratohen rregulla ku rregullohen kompetencat dhe llogaridhënie në çdo nivel”.

    Komisioni Hetimor konfirmon problematikën me sistemin TIMS në disa drejtime, të cilat, jo të gjitha lidheshin me procedurën e ndjekur në kontrollet kufitare. Sipas raportit, këto problematika kërkojnë disa masa dhe konkretisht:

    a- ndryshimin e ligjt 71/2016 “Për kontrollin kufitar”

    b- nxjerrjen e akteve nënligjore për menaxhimin dhe funksionimin e sistemit TIMS,

    b- përzgjedhjen, rekrutimin, dhe kualifikimin e stafit që monitoron, mirëmban, edhe përditëson sistemin TIMS,

    c- certifikimit e akreditimin AKSIK të programeve kompjuterike që mirëmbajnë edhe përditësojnë sistemin TIMS”

    Mazhoranca rekomandon ndërtimin e një strategjie të shkruar operacionale e teknike në përputhje me konceptin e “Menaxhimit të integruar të kufirit”, midis autoriteteve përgjegjës, sipas parashikimeve të nenit 3 të ligjit 71/2016.

    “Është thelbësore, që çdo organ i varësisë së ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, përgjegjës për kontrollet kufitare edhe sistemin TIMS, t’i nënshtrohet llogaridhënies së detajuar dhe masave mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave, në mënyrë përiodike. Të gjitha aktivitetet e përbashkëta të kontrollit kufitar, përfshirë edhe testimet e certifikimet e sistemeve TIMS të zbatuara në Shqipëri, duhet t’i nënshtrohen mbrojtjes efektive të dhënave”, rekomandon PS.

    PS rekomandon gjithashtu përcjelljen e ndryshimeve ligjore brenda 6 muajve nga miratimi i këtij raporti në Kuvend. “Mirëpresim gjithashtu që në draft-propozim të jenë inkuadruar tërësisht sugjerimet e rekomandimet e dhëna në këtë raport”, tha Gogu.

    deputeti i PS TIMS Toni Gogu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.