Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Raporti i kredive me probleme bie nën kufirin e 4% për herë të parë pas 18 vjetësh

    February 10, 2026

    Raporti i kredive me probleme ra për të nëntin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.8%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. Kjo është hera e parë në afërsisht 18 vjet që raporti i kredive me probleme bie poshtë nivelit të 4%. Raporti i kredive ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

    Në fakt, në përgjithësi raporti i kredive me probleme kishte shfaqur një ecuri të qëndrueshme gjatë vitit 2025 dhe u duk se rënia e vazhdueshme që po regjistrohej qysh prej vitit 2017 mund të frenohej.

    Megjithatë, siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe të kredive me probleme krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Deri në nëntor, raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 4.19%, në nivele pothuajse të njëjta me fundin e vitit 2024.

    Rënia më e theksuar gjatë muajit dhjetor në përgjithësi ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar. Volumet më të mëdha të kredive të nxjerra jashtë bilanceve ndikojnë në uljen e raportit të kredive me probleme.

    Nga ana tjetër, edhe rritja e fortë e portofolit të kredisë në muajin e fundit të vitit vlerësohet se ka ndikuar pozitivisht raportin e kredive me probleme.

    Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 18 miliardë lekë. Me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024.

    Rritja e lartë, veçanërisht në segmentin e individëve, e ka mbajtur përsëri të lartë rritjen e kreditimit, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Banka e Shqipërisë dhe masave të marra me synim ngadalësimin e kësaj rritjeje.

    Raporti i kredive me probleme sidoqoftë e vijoi rënien edhe gjatë vitit 2025, por, megjithatë, në kushtet e një rritje të shpejtë të kredidhënies vitet e fundit, por megjithatë Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj.

    Në një prononcim për “Monitor” në fund të vitit 2025, Banka e Shqipërisë vlerësonte se duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit. Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë gjatë vitit 2025. Në fund të dhjetorit, vlera e kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 35.9 miliardë lekë, nga 34.8 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë./Monitor

    Bie raporti i kredive me probleme kredi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.