Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Raporti i KLSH: Nuk ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi

    April 3, 2025
    Raporti i KLSH: Nuk ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi

    Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.

    “Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.

    Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.

    Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror. Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.

    “Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.

    Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.

    I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”./Monitor

    Nëna e Martin Canit kërkon dënimin me vd*kje për Mario Përlleshin: Të mësojnë tjerët

    Vr*sja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ Ish-i dashuri filipinez: Kërkoj falje, më vjen keq për atë që bëra

    Tasin me kokoshka para/ Nesër Arbana Osmani rikthehet në TV!

    bregdeti shqiptar KLSH turizmi ne shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.