ITALI- Mëngjesin e së mërkurës është gjetur 40 km larg Romës trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 Marsit në zonën Furio Camillo. E reja ishte vrarë me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas dhe ishte futur brenda një valixheje që më pas është hedhur nga një shkëmb.
Bazuar në atë që shkruan media italiane, hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit mbërritën në banesën e të dashurit të saj me origjinë filipanas.
Nga hetimet u bë e ditur se 23-vjeçari Mark Samson e ka vrarë 22-vjeçaren shqiptare duke e goditur me thikë dhe më trupin e ka futur në një valixhe të cilën e hodhi në pyll. Gjithashtu i dashuri i saj pasi u arrestrua ka rrëfyer vrasjen gjatë marrjes në pyetje.
“Kërkoj falje. Më vjen keq për atë që bëra.”- ka deklaruar 23-vjeçari filipinas Mark Antony Samson.
Hetuesit janë në kërkim të celularit të vajzës, të cilin i riu dyshohet se hodhi një pusetë në Romë dhe armën e vrasjes të hedhur në një kazan në lagjen Montesacro. Ka qenë analiza e tabulateve dhe qelive të telefonit të saj që inkriminoi 23-vjeçarin, pasi vrasësi ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e Ilarias në rrjetet sociale.
Prokuroria sqaroi se trupi nuk ishte prerë në copa dhe se Samson ndihmoi hetuesit të gjenin valixhen. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës.
Studentja shqiptare kishte dalë mbrëmjen e 25 Marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në ËhatsApp. Vëllai i Ilaria Sulës tha se nuk ekanë kuptuar se përse 23-vjeçari e vrau motrën e tij. Ndërsa një dentist thotë se 23-vjeçari ishte i qetë, i buzëqeshur dhe i sjellshëm. Dentisti shprehet se e njihte të riun prej disa kohësh./Radar.al
Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa
Nëna e Martin Canit kërkon dënimin me vd*kje për Mario Përlleshin: Të mësojnë tjerët
Tasin me kokoshka para/ Nesër Arbana Osmani rikthehet në TV!