Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka reaguar në lidhje me protestat në vend, duke komentuar edhe përdorimin e diasporës në diskursin politik.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Balla thekson se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit meritojnë respekt dhe mirënjohje për kontributin që japin ndër vite për Shqipërinë. Ai nënvizon se diaspora nuk mund të përdoret si instrument apo zë politik nga aktorë të caktuar të opozitës.
Sipas tij, mërgata shqiptare është e vetëdijshme dhe e aftë për të dalluar qëndrimet e sinqerta nga ato që i cilëson si “hipokrizi politike”.
Reagimi i plotë i deputetit Arkend Balla:
“Dy fjalë për Diasporën.
I kam vizituar në Itali, Greqi, etj, dhe meritojnë respekt e mirënjohje për gjithçka kanë ndërtuar dhe kontributin që sjellin në vendin tonë.
Por, Diaspora është syçelët. Di të dallojë hipokritët, si disa anëtarë të thekur të PD-së, që folën dje në protestë si zëri i saj.
Mërgata nuk mund të përdoret si dekor për orekset politike të humbësve të opozitës.”


