Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria

    August 8, 2024

    Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke.

    Sipas raportit 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor.

    Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur.

    “Ka një numër të konsiderueshëm rastesh ku origjina e marijuanës nuk ishte përcaktuar qartë dhe dyshohet se ka qenë kryesisht në Shqipëria, pasi konfiskimet u zhvillua në zona afër kufirit greko-shqiptar”, thuhet në raportin e antidrogës greke.

    Ndërsa shifrat duket se kanë shënuar një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria, sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes.

    Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë.

    Sipas raportit edhe në sasitë e kultivuara në Greqi të bimëve narkotike shtetasit shqiptarë përbënin rreth 24% të personave të përfshirë në kultivimin e marijuanës ndërsa 67% ishin shtetas grekë, ndërkohë që gjatë vitit 2203 policia greke shkatërroi mbi 28 mijë bimë narkotike.

    Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit.

    “Fillimisht i fshehin ato dhe më pas grupe të tjera organizojnë transportimin e marijuanës nga kufiri në thellësi të vendit”, thotë raporti.

    Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

    Raporti i antidrogës greke thotë se numri i personave të akuzuar për aktivitete në fushën e drogës në vitin 2023 në Greqi ishte 15.941 persona, ku të akuzuarit në 73.22% ishin shtetas grekë dhe 23.98% ishin të huaj, e më shumë përkatësisht shtetasit e Shqipërisë 7,96%, Pakistani 2,35%, Afganistani 1,91%,/VOA 

    Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria Raporti i antidrogës greke shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.