Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Tronditet Durrësi. Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama sqaron deklaratat: Burrat që nuk votojnë PS, çyrykë në jetë publike

    April 21, 2025
    Demo

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Durrës, iu përgjigj me batuta kritikëve që e pyesin përse organizon takime vetëm me gra dhe vajza. Sipas tij, ky format është bërë “problem” vetëm për burrat “gjysmakë” dhe “çyrykë”.

    Ai theksoi rritjen e përfaqësimit të grave në Partinë Socialiste, duke përmendur se nga vetëm 12% në fillim, tani janë rreth 40% dhe objektivi është të arrihet 50%.

    Kryeministri u ndal edhe te diaspora, duke deklaruar se PS ka qenë forca që i “ngriti kokën” shqiptarëve në Itali, si dhe zgjidhi çështjen e pensioneve me këtë shtet. Ai ironizoi edhe një pjesë të burrave që e votonin opozitën, duke i cilësuar si “të dehurit e sherrit dhe bixhozit”.

    “Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza? Se ka filluar të behet problem nga burrat. Burrat që e bëjnë problem janë gjysmakë, çyryk. Kjo sepse nëse unë nuk kuptoj rolin tim krah gruas sime jam çyryk, edhe Shqipëria ishte një vend gjysmak, gjysmën e saj më të mirë nuk e kishte në funksion. Kur filluam këtë rrugë, në PS kishte 12% gra. Imagjinoni të keni 9 burra në shtëpi, 1 dhe mezi. Ça ti bësh asaj shtëpie? Kështu ishte Shqipëria. Sot kemi 40% gra. Nga 100 mijë anëtarë, kemi rreth 39 mijë gra. Ju nuk duhet të ndaleni derisa të bëheni 50%. Përfytyroni të merrni tragetin dhe të ikni 1 muaj, parapërfytyroni kur ktheheni në Durrës, çfarë gjeni këtu? Ça të them? Tmerr, burrat që vijojnë vërdallë që vetëm bishti nuk u ka dalë ende. Imagjinoni të ikin ata, në Durrës s’ka më asnjë të dehur. E dyta s’ka asnjë sherr, nga ato me të shara. Në Durrës nuk humb më asnjë qindarkë në bixhoz. Nuk gjen një bisht cigare në tokë. Jam shumë krenar që PS, 56% e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë PS. Te burrat është pak më e ngushtë. Ca të them për atë pjesë burrash që duan kënetën. Mund të jenë të mirë në jetën e përditshme, por janë çyryk në përgjegjësinë e jetës publike”, tha Rama.

    Sipas tij, duke i dhënë pasaportën europiane, nuk i jep fëmijës dokument udhëtimi. “Kur merr pasaportën, je njësoj si ata. Atë votë nuk e keni tuajën, e keni dhe të fëmijëve. Nëse zgjidhni kënetën, nuk e di çfarë emri meritoni.
    Kush ua ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur thoshin që ishin shqiptarë. Është kthyer bota përmbys. Më shumë duan italianët të vijnë këtu për turizëm se sa të ikim ne andej. Kishin hallin e pensioneve, dhe atë e zgjidhëm ne. Të jesh në BE si emigrant me leje pune nuk është të jesh me një pasaportë evropianë të Shqipërisë.”, tha Rama.

    burrat cyryke PS rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    May 20, 2025

    Tronditet Durrësi. Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari

    May 20, 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 20 maj 2025

    May 20, 2025

    “Vend pune turn III”, zbulohet pros*itucioni online, 250 euro nata

    May 19, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.