Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Ukraina ka zhvilluar me shpejtësi teknologji të reja të provuara në fushën e betejës. Gjermania do të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje midis dy vendeve.
Gjermania përfiton nga mbështetja e saj ushtarake për Ukrainën, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
Në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me zyrtarë qeveritarë nga të dyja palët, si dhe përfaqësues të industrisë gjermane, Pistoriusi vuri në dukje se Gjermania po mëson nga Ukraina në fusha të tilla si teknologjia e dronëve dhe mbrojtja kibernetike.
“Ukraina është një vend që, nga nevoja, ka zhvilluar një kapacitet të jashtëzakonshëm për inovacion dhe shpejtësi,” deklaroi Pistorius.
“Ata nuk zhvillojnë teknologji në kushte laboratorike, por – fjalë për fjalë – në fushën e betejës./DW


