TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar pamjet e shkëputura nga vizita e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, të mërkurën në Tiranë.
Rama krahas fotove ku shihet se mes tyre nuk kanë munguar aspak të qeshurat gjatë takimit në Tiranë, shkruan, “nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë.”
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
MIRËMËNGJES ![]()
dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë


