TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka uruar 29 Nentorin me foton e bebes që ka lindur dje në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Rama ka shkruar se foshnja me emrin Diansin ka lindur në ditën e bekuar të Pavarësisë, ndërsa ju uron të gjithë shqiptarëve 80-vjetorin e Çlirimit.
POSTIMI I RAMËS:
MIRËMËNGJES
dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit./Radar.al


