TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Shefi i qeverisë bën me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se gjatë takimit, ku pjesë ishin edhe delegacionet përkatëse, diskutuan me Rutte-n mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.”- shkroi Rama./Radar.al
Kallas në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat


