Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.
“E sigurtë…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke promovuar kandidatët e rinjë për deputet të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.


