TIRANË– Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme në Samitin e Komunitetit Politik Europian që zhvillohet në Tiranë nuk është kufizuar të veshë atletet e bardha, por në ndryshimn nga ato me numrin pesë që mbajti përgjatë fushatës zgjedhore, këto të sotmet janë me yllin e Europës.
Nga pamjet e publikuara teksa Shefi i qeverisë pret në Kryeministri Mark Rutte, vihet re që më ylli me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian nuk është vetëm në atlete por edhe në kravatën e tij.

Ky Samit i rëndësishëm me liderët e Europës vjen vetëm 5 ditë nga data kur qytetarët shqiptarë ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur parlametin e ri, zgjedhje të cilat Partia Socialiste e Shqipërisë i fitoi bindshëm me plot 83 mandate./Radar.al
Kallas në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat


