Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama nga Kuvendi i Kosovës: Kemi qenë dele gjysmë e zezë e gri! Në 2030, anëtare me të drejta të plotë në BE

    December 20, 2024
    Rama nga Kuvendi i Kosovës: Kemi qenë dele gjysmë e zezë e gri! Në 2030, anëtare me të drejta të plotë në BE
    Edi Rama

    PRISHTINË– Kryeministri i ShqipërisëEdi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Kosovëds foli për integrimin e Shqipërisë në BE.

    Ndër të tjera ai u shpreh se Shqipëria po bëhet një vend evropian që nuk u bë dot për shumë vite.

    “ I nderuar kuvend i bashkuar i Shqipërisë dhe Kosovës, teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet që kur iu adresova kësaj salle nga kjo foltore si kryeministër i sapo zgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi, por janë shumë në jetën e një individi. Gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, në anën tjetër të bjeshkëve në Shqipëri. 10 vite me sakrifica dhe mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore, që nga përmbytjet, një tërmet shkatërrimtar dhe një pandemi globale. Por kur përjetoj sot habinë e miqve dhe vizitoreve të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë them se ia kanë vlejtur gurët dhe balta. Shqipëria po bëhet evropian që nuk u bë dot për shumë vite. Aty ku gjendet shtëpia e madhe e Evropës së Bashkuar, aty ku fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do merren dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i hulumtimit të NATOs, për të parë nëse Shqipëria plotëson kushtet për samitin. Përshtypjet e misionit ishin të paimagjinueshme. Sot ne e presim me besim që na Samitin e Hagës, Shqipëria të shpallet vendi mikëprites i NATOS në 2027. Ky vit është edhe objektivi i përbashkët me JKE për të mbyllur negociatat me BE dhe për ti hapur procesit dy vjeçar ratifikimet në parlamente që do të ratifikojnë hyrjen e Shqipërisë në BE me të drejtat të plota në 2030. Ndërsa Shqipëria ishte një dele gjysmë e zezë dhe gjysmë gri dhe nuk e merrte seriozisht askush. Vitin e ardhshëm Samiti Evropian do të mbahet në Tiranë. Shqipëria do të jetë epiqendra e një momenti të rëndësishëm, ajo që më mbush me energji është fakti se tani më nuk jemi figurantët e dikurshëm të fotografive familjare, por jemi anëtar aktiv dhe të respektuar të saj.”-deklaroi Rama./Radar.al

    Kuvendi i Kosovës rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.