ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili po zhvillohet në Abu Dhabi.
Sipas Kryeministrit Rama, samiti organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilin ai e cilësoi si një mik të madh të Shqipërisë.
Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh liderë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me fokus diskutimet dhe angazhimet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen globale./Radar.al


