TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme, të hënën e 13 Tetorit në orën 09:50 do të presë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim për mediat
Kryeministri Edi Rama do të presë nesër, të hënën, 13 tetor, në orën 09:50, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.
Gazetarët dhe fotografët janë të lutur të dërgojnë të dhënat e tyre për akreditim deri në orën 21:00.
Faleminderit!/Radar.al


