Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama kritikon BE: Evropa si pacientë me 27 mjekë, makineri e jashtëzakonshme burokratike që shpik rregulla

    September 1, 2025
    Kryeministri Edi Rama

    SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme situatën e Bashkimit Evropian me një metaforë të fortë, duke e krahasuar unionin si “pacientë me 27 mjekë”.

    Ndër të tjera Rama tha se problemi kryesor i Evropës lidhet me drejtimin që ajo do të marrë në të ardhmen.

    Rama deklaron se kontinentit i duhet të vendosë nëse do të thellojë integrimin për t’u bërë një entitet i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo “do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh”.

    “Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të  vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin”, tha kryeministri Edi Rama në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit. Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që mund të trajtojnë problemet që mund të ketë cdo organ. Dua tu them atyre që janë brenda në BE që të jenë më të lumtur, sepse është një vend shumë i mirë, për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjera duhet të ndryshojnë. Këta patologët duhet të specializohen, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme. Mendoj se problemi që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në SHBA apo do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh, sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh sateliti i dikujt tjetër. Nga ana tjetër Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të  vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin.”-tha Rama./Radar.al 

    Bashkimi Evropian rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    June 17, 2026

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.