Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama foli për ndërtimin pa leje në Theth, kush është pronari, i akuzuar se kishte planifikuar atentat ndaj Albin Kurtit me snajper

    July 7, 2025

    Kabinat pa leje në Theth që u bënë objekt debati mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës, mësohet se janë në pronësi të Prek Kodrës.

    Emri i Prek Kodrës është i njohur për autoritetet.
    Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

    Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe ‘snajperisti’ nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

    Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’. Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky EÇ ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret. Gjithashtu ai del edhe në përgjimet në SKY EÇ me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.

    Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.

    Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë./Report TV/

    Albin Kurti atentati Edi rama ndertimet Prek Kodra Theth
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.