Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese në qarkun e Shkodrës dhe në sektorin e Policisë Kufitare.
Sipas burimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda Hita, ka emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çeka. Ai konsiderohet një prej efektivëve me përvojë dhe perspektivë në radhët e Policisë së Shtetit, duke u vlerësuar për rezultatet e arritura në detyrat që ka ushtruar ndër vite.
Emërimi i Çekës vjen në një moment kur lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet prioritet në këtë zonë, pas rasteve të evidentuara së fundmi me parcela të mbjella me kanabis në territorin e Malësisë së Madhe.
Ndërkohë, në krye të Komisariatit të Policisë Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në nivel vendor.
Ndryshime janë bërë edhe në Policinë Kufitare, ku drejtues Boke Bodini është emëruar në detyrën e drejtorit të Kufirit në Tiranë.
Lëvizjet e fundit synojnë forcimin e efektivitetit të strukturave policore dhe përmbushjen e objektivave në luftën kundër kriminalitetit dhe aktiviteteve të paligjshme.


