TIRANË– Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, ka deklaruar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Rama se “është thirrur në detyrë për një mision historik”.
Ish-ministrja e Arsimit u shpreh se rëndësi ka skuadra ku punon, pasi suksesi nuk është individual, por i përbashkët.
“Unë jam thirrur në detyre, është thirrje në detyrë për një mision historik. Nuk e shikoj si një detyrë të radhës, por e shikoj si një përgjegjësi tek e cila varet e ardhmja e qytetit. Unë dashurohem me punën që bëj. Për mua nuk ka rëndësi posti, por kontributi për të bërë më të mirën. Skuadra ka rëndësi, suksesi është i skuadrës dhe jo i njeriut. Është fiks si në sport, ka kush mbron, ka kush sulmon dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet.“-tha Manastirliu./Radar.al


