TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti rrugaç dhe çyryk pasi deputeti dhe i vëllai u përfshinë në një konflikt fizik me shoferin e një kamioni.
Nallbati, pas seancës në Gjykatën e Korçës ku ndaj të vëllait u caktua detyrim paraqitje, u iu drejtuar Kryeministrit duke thënë që nuk e tremb dot, ndërsa hodhi akuza se ngjarja u inskenua nga Rama.
“Sot i them Edi Ramës këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Dhe vëllai i Bledion Nallbatit një njeri gjysmë metër i gjatë është kapo’. Jo ai as është gjysmë metër i gjatë dhe nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell këdo dhe e ndihmon me çfarë mundet.”/Radar.al
Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës/ Euro prek minimum të ri historik


