Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Radioterapia te pacientët me sëmundje malinje/ Zv.ministri Hyka: Asnjë rrezik për rrezatim te mjekët

    July 17, 2024
    Radioterapia te pacientët me sëmundje malinje/ Zv.ministri Hyka: Asnjë rrezik për rrezatim te mjekët

    Drejtoresha e QSUNT-së, Alma Cani deklaroi sot se “brakiterapia është një terapi që përdoret gjerësisht sot në botë”.

    Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me situatën në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Cani deklaroi se pajisja e kobaltit që përdoret për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje është e sigurt dhe nuk ka krijuar rrezikshmëri as për mjeket dhe as për pacientët.

    “Ky lloj burimi ka avantazh për trajtimin dhe ka jetëgjatësi 5 vite. Është vendosur në punë edhe ortovoltazhi dhe po bëhet trajtimi i stafit për dhënien e dozave. Brenda muajit do të nisim me funksionimin dhe dhënien e terapive për pacientët. Protokollet e sigurisë ndaj rrezatimit janë ndjekur me përpikmëri duke ndjekur rrezatimet për gjithë personelin edhe përmes dozimetrave personale.”-deklaroi drejtoresha e QSUNT-së.

    Cani theksoi se siguria e stafit dhe pacientit është përherë prioritare ç’ka tregon përgjegjshmërinë institucionale.

    “Matjet shihen nga specialistët dhe ka rezultuar se gjithmonë matjet kanë treguar nivele më të ulëta se norma.”-nënvizoi ajo.

    Niko Hyka, zv.ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se “në 2021 ka ardhur lënda radioaktive për t’u vendosur në kapsulën e pajisjes së vjetër të brankiterapisë. Kjo lëndë nuk mundej të vendosej te pajisja e vjetër dhe për këtë arsye Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka ofruar një pajisjes tjetër e cila ishte e dedikuar për vendosjen e lëndës radioaktive kobalt 60. Pajisja është marrë së bashku me kobaltin dhe është vendosur në një mjedis ku trajtohen tumoret me kobalt të jashtëm”.

    Sa i përket deklaratave që personeli mjekësor është rrezatuar përtej dozave, zv.ministri Hyka e mohoi një gjë të tillë duke theksuar se mjekët mbajnë dozimetra dhe nuk kanë kaluar limitet e dozës vjetore ose periodike dy-mujore që ata i masin dhe kjo është e dokumentuar edhe nga Instituti i Fizikës, edhe nga Zyra e Radiombrojtjes.

    “Ata që punojnë aty dhe vetë profesionistët e kuptojnë që një lënde e vendosur në një kapsulë dhe nuk qenë asnjë herë aktive, nuk ka dalë jashtë, sigurisht që nuk ka sesi të rrezatohet. Ajo ekspozon rrezatim vetëm në momentin kur implantohet tek pacienti.”- deklaroi zv.ministri i Shëndetësisë.

    Albana Koçiu Alma Cani Radioterapia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.