Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Qeveria ndan 203 mln lekë për mbështetje financiare të bashkësive fetare në vitin 2026

    April 1, 2026

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndarjen e 203 milionë lekëve nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me shtetin.

    Shumat e ndara për secilën bashkësi fetare janë si më poshtë:

    • Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: 57,3 mln lekë, për financimin e gjysmës së pagës minimale për 94 punonjës të administratës dhe 97 të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    • Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: 48,6 mln lekë, për 82 punonjës të administratës dhe 80 të arsimit.
    • Kisha Katolike në Shqipëri: 48,6 mln lekë, për 50 punonjës të administratës dhe 112 të arsimit.
    • Kryegjyshata Botërore Bektashiane: 48,5 mln lekë, për 30 punonjës të administratës, kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër dhe për aktivitete të tjera të veçanta të kryegjyshatës.

    Kalimi i fondit do të bëhet njëherësh brenda muajit prill 2026, ndërsa Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet janë ngarkuar me zbatimin e vendimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

    PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5,  pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:

    a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:

    i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;

    ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për  97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

    b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

    i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për  82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;

    ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

    c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

    i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;

    ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

    ç)  Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:

    i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;

    ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

    2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.

    3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    bashkesite fetare mbeshtetje financiare qeveria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

    April 2, 2026

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    April 2, 2026

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    April 2, 2026

    Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

    April 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Alegri beson te rikthimi i Gimenez, sytë nga sulmuesi për fundin e sezonit

    Parashikimi i horoskopit 31 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të horoskopit që do të gjejnë dashurinë në Prill

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.