Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Putin jep sinjale shprese: Bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbahen në Sllovaki

    December 27, 2024

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka njoftuar se Sllovakia është e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve të mundshme për paqe mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Putini tha për media se Fico theksoi gjatë një takimi me të rishtazi se “nëse ka bisedime, [sllovakët] me kënaqësi do ta ofronin vendin si platformë”.

    Shumica e kushteve për paqe që i ka sugjeruar deri tani Putini, janë cilësuar si të papranueshme nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Fico është njëri nga liderët e pakët evropianë me të cilët Putini ka ruajtur marrëdhënieve miqësore prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Sllovakia shihet si një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga Evropa qendrore dhe lindore që ngurrojnë ta përkrahin Ukrainën dhe mbështesin fillimin e bisedimeve me Rusinë.

    Zelensky vazhdimisht e ka kritikuar Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për shkak të tonit miqësor të Ficos karshi Rusisë prej se u kthye në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2023.

    Putini ka thënë vazhdimisht se Rusia është e hapur për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit me Kievin, por se gjithsesi do t’i arrijë synimet e veta në Ukrainë.

    Putini tha të enjten se Rusia mund ta përdorë përsëri raketën e re hipersonike balistike, me rreze të mesme veprimi, e njohur si Oreshnik, por se nuk është për ngut.

    “Ne nuk e përjashtojmë mundësinë për ta përdorur atë sot dhe nesër, nëse është e nevojshme”, tha Putin./REL

    bisedimet me ukrainen Putin Sllovaki
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    April 18, 2026

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.