TIRANË– Janë publikuar pamjet e makinës me të cilën kanë qarkulluar autorët e atentatit të djeshëm në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Duket se është një makinë tip “Golf” në ngjyrë gri, foto e cila është kapur nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë dyshohet se kanë qenë 3 persona, të cilët morën pjesë në atentatin ndaj Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushit.
Këto dy të fundit u qëlluan me armë zjarri teksa po pinin kafe në një lokal në Don Bosko. Më pas autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Insitutit dhe brenda saj është gjetur edhe arma me të cilën është kryer krimi.


