TIRANË– Ka dalë dëshmia e 22-vjeçarit, Ronaldi Metushi, i cili ka deklaruar se nuk ka mundur të identifikojë autorët.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin. Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar.”– është kjo dëshmia e Ronaldo Metushit.
Metushi mbeti i plagosur një ditë më parë në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, së bashku me 45-vjeçarin Kastriot Elezi.



