Paris Saint-Germain ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje bindëse ndaj Arsenalit me rezultat të përgjithshëm 3-1, duke prerë biletën për duelin e madh ndaj Interit më 31 maj në Mynih.
Arsenali e nisi ndeshjen me ambicie dhe presion të lartë, por lodhja dhe mungesa e qartësisë në fazën e fundit u kthyen në pikë të dobët. Fabian Ruiz kaloi PSG-në në epërsi me një goditje të fuqishme, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit.
Në pjesën e dytë, PSG humbi një penallti me Vitinha, por vetëm pak minuta më pas Hakimi dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shpejtë nga Dembele.
Arsenali reagoi me golin e Sakas për 2-1, por mungesa e saktësisë në momentet vendimtare, përfshirë një tjetër rast të humbur nga vetë Saka, i kushtoi rëndë.
Parizienët adminstruan avantazhin dhe siguruan kualifikimin për në finalen e madhe në “Allianz Arena”, aty ku do të përballen me Interin për trofeun më të madh të futbollit europian për klube.


