Më në fund Edi Rama ditën e sotme i ka dhënë përgjigje pyestje së bujshme që ia kanë bërë me qindra herë: Pse nuk dorëhiqet nga politika?
Rama tha se ka një betejë për të fituar dhe se kjo është arsyeja se përse nuk largohet dhe duron ofendimet ndaj tij dhe familjes së tij.
“Disa më pyesin ça duan unë akoma që nuk iki? Ngandonjëherë kur llumi, helmi bëhen një potere e madhe dhe e pyes dhe unë veten ore ça dua akoma që rri dhe mbaj gjithë këto jashtëqitje gojësh të shthurura mbi fytyrë dhe pse familja ime duhet të durojë këtë qenëri mesjetare? Përgjigjja është: nuk iki se kam një luftë për të mbaruar.”, tha ai.
Ndërsa më tej Rama zbuloi dhe arsyen se përse iu fut politikës, duke kujtuar se ishte pikërisht dita kur përcolli të atin në varrezat e Sharrës.
“Po e them për herë të parë. Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë dhe u kthyem në shtëpi nga varrimi sikur ishim kthyera nga lufta dhe aty nuk i ika dot tundimit t’i thoja po thirrjes së kahershme të Nanos për t’u përfshirë në politikë. Dhe më pas fati më nxori në krye të bashkisë së Tiranës dhe të një qyteti që ishte kthyer në tokë të askujt më bekimin e bufit të kënetës dhe pemët binin përditë si ata njerëzit që i pushkaton, dhe kur i shoh sot ato pemë, them se dhe vetëm për aq do ia kishte vlejtur balta”, tha Rama.


