Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner? Temperaturat rekord detyrojnë vendin të ndryshojë rregullat

    June 28, 2026
    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner? Temperaturat rekord detyrojnë vendin të ndryshojë rregullat

    Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, rreth 90 për qind e njerëzve që jetojnë në SHBA kanë kondicioner në shtëpi. Në Evropë, ku në disa raste mbizotërojnë kushte të ngjashme klimaterike, kjo përqindje është vetëm rreth 20 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), megjithëse ekzistojnë dallime të mëdha mes vendeve.

    Në Spanjë rreth gjysma e të gjitha banesave kanë ajër të kondicionuar. Ndërsa në Gjermani, sipas një studimi të porositur nga portali krahasues Verivox, vetëm rreth 6 për qind e banesave janë të pajisura me një sistem fiks kondicionimi, ndërsa 13 për qind të tjera përdorin pajisje portative, të cilat zakonisht ftohin dukshëm më pak. Arsyeja është e qartë: deri para pak kohësh, kondicionerët nuk ishin të nevojshëm në shumë vende evropiane, veçanërisht në ato veriore.

    Vera të nxehta ka pasur – çfarë ka ndryshuar tani?

    Moti i nxehtë ka qenë gjithmonë pjesë e verës në Evropë. Por ndërkohë, valët ekstreme të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive. Temperaturat e larta që zgjasin me ditë apo edhe javë rrezikojnë infrastrukturën, ekosistemet dhe shëndetin e njerëzve. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka treguar se këto valë ekstreme të nxehtit po shtohen më shpejt nga sa kishin parashikuar modelet klimatike, veçanërisht në Evropën Perëndimore.

    Një analizë e fundit nga ClimaMeter, një bashkim studiuesish evropianë që hulumtojnë fenomenet ekstreme të motit, zbuloi se temperaturat në qershor 2026 ishin rreth 2 deri në 4 gradë Celsius (3,6 deri në 7,2 gradë Fahrenheit) më të larta se sa do të kishin qenë në kushte të ngjashme në fund të shekullit të 20‑të. “Kjo situatë çon në një rritje të menjëhershme të kërkesës për energji elektrike për ftohje,” shpjegoi Tommaso Alberti, një studiues italian në ClimaMeter, në një deklaratë.

    Kërkesa për kondicionerë dhe pajisje ftohëse në Gjermani është rritur me 75 për qind midis viteve 2019 dhe 2024 – viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani. Eurovent, shoqata e industrisë për ngrohje, ventilim, ajër të kondicionuar dhe teknologji ftohjeje, ka regjistruar një rritje “të qëndrueshme” në vitet e fundit.

    Megjithatë, pavarësisht këtij trendi, në Evropë vazhdon të ketë rezistencë ndaj kondicionerëve, tha Stijn Renneboog, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Eurovent-it: “Në këshillat se si të qëndrojmë të freskët, që qarkullojnë në rrjetet sociale, ende shoh rekomandime për të mos përdorur kondicionerë”, i tha ai DW-së në një email. “Freskimi ende shumë shpesh konsiderohet luks”, shkruan Renneboog. Ndërkohë, nxehtësia përbën një rrezik serioz për shëndetin publik: “Në Evropë çdo vit ka dhjetëra mijëra vdekje të lidhura me temperaturat e larta.”

    Shtëpitë evropiane janë ndërtuar për ngrohje, jo për ajër të kondicionuar
    Për shumicën e evropianëve është e vështirë ta ruajnë freskinë në banesat e tyre gjatë verës. Shumë shtëpi dhe apartamente në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës Qendrore dhe Veriore janë projektuar për të mbajtur nxehtësinë brenda gjatë muajve të ftohtë, por jo për të siguruar ftohje maksimale në vapë. Një studim i fundit tregoi se pothuajse gjysma e të anketuarve në të gjithë BE‑në mbështeten në përmirësimin e hijezimit dhe izolimit për t’i shpëtuar nxehtësisë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin në konsideratë edhe përdorimin e kondicionerëve.

    “Koha kur kondicionerët në Evropë ishin ende pak të përhapur po i afrohet fundit,” deklaroi Helge Brinkmann, zv/drejtor në Boston Consulting Group dhe specialist për energjinë e gjelbër dhe mjedisin, në një analizë shtatorin 2025.

    Megjithatë, sipas analizës, instalimi i një sistemi klimatizimi në ndërtesat e vjetra banimi në Evropë shpesh përbën sfidë. Punimet e gjera të rinovimit mund ta bëjnë të mundur vendosjen e sistemeve të reja. Por në qytetet evropiane me ndërtesa historike, shpesh duhet të kapërcehen edhe “pengesat shtesë administrative dhe estetike”.

    “Një problem serioz social dhe i politikës shëndetësore”

    Kostoja është një faktor tjetër që i pengon shumë evropianë të instalojnë një sistem klimatizimi. Rritja e çmimeve të energjisë e bën të kushtueshme përballimin e nxehtësisë, dhe 38 për qind e të anketuarve në një sondazh në shkallë të BE-së deklaruan se nuk kanë mundësi ta përballojnë ftohjen e banesës së tyre.

    Një studim nga viti 2020 shqyrtoi se si ngrohja globale po rrit nevojën për klimatizim në vendet me klimë të butë si Franca, Spanja, Suedia dhe Holanda. Përfundimi: shtresat e popullsisë me të ardhura më të ulëta preken në mënyrë disproporcionale. Stijn Renneboog nga Eurovent shpjegon se ngrohja në dimër konsiderohet një nevojë bazë, por kjo nuk vlen njësoj për ftohjen: “Ndoshta duhet të pranojmë gjithashtu se pamundësia për t’i ftohur ndërtesat në mënyrë të sigurt gjatë verës po kthehet gjithashtu në një problem serioz social dhe shëndetësor.”

    Edhe shqetësimet mjedisore deri tani e kanë frenuar përhapjen e kondicionerëve në Evropë. Konsumi total i energjisë për ftohjen e ndërtesave të banimit dhe hapësirave të tjera në BE është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadës së fundit, veçanërisht që nga viti 2020. Të dhënat më të fundit nga zyra evropiane e statistikave Eurostat tregojnë se, ndonëse konsumi i energjisë për ngrohjen e ndërtesave në vitin 2024 ka shënuar një rënie të lehtë, konsumi i energjisë për ftohje u rrit me 15,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

    A ka alternativa ndaj kondicionerëve?

    Po, ekzistojnë alternativa më miqësore me mjedisin ndaj kondicionerëve tradicionalë, shpjegon Jean‑Sebastien Broc nga Instituti për Politikën Evropiane të Energjisë dhe Klimës gjatë një vale të nxehti në korrik 2025: “Ndërtesat e reja mund të projektohen në mënyrë që të kufizohet nevoja për ftohje, duke u dhënë përparësi alternativave ndaj kondicionerëve.”

    Këto alternativa përfshijnë projektimin e ndërtesave në mënyrë që të mundësohet qarkullimi natyror i ajrit në hapësira, si dhe përdorimin e materialeve që depozitojnë më pak nxehtësi.

    Për më tepër, ndërtesat duhet të kenë sisteme të përmirësuara mbrojtjeje nga dielli, si roleta, tenda dhe streha çatie. Pompat moderne të nxehtësisë – tashmë standard në disa vende, ndërsa ende relativisht të shtrenjta në të tjera – përbëjnë një mënyrë efikase për nga energjia dhe emetimet për ngrohjen e shtëpive. Versionet moderne mund të përfshijnë edhe funksion ftohjeje, i cili është i dobishëm gjatë verës.

    Përveç masave në ndërtesa, hapësirat e gjelbra dhe elementet ujorë mund të kontribuojnë gjithashtu në ftohjen e qyteteve dhe në uljen e efektit të ishullit të nxehtësisë urbane; shumë qytete po mbështeten në zgjidhje të përbashkëta si sistemet e mjegullës spërkatëse dhe qendrat publike të ftohjes. Në qytete si Parisi, Stokholmi dhe Kopenhaga, klimatizimi po centralizohet tashmë – në mënyrë të ngjashme me ngrohjen qendrore – përmes ftohjes së centralizuar: uji i ftohtë transportohet përmes tubave nëntokësorë në disa ndërtesa për t’i ftohur ato./DW

    gjermani kondicioner në shtëpi Moti i nxehtë temperatura të larta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026

    Turisti polak bllokohet në Gjirin e Gjipesë, autoritetet në terren për ta shpëtuar, rasti i dytë në 48 orë

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.