TIRANË– Filmi “ADN” ka bërë bashkë shumë personazhe të njohru por më së shumti ish-banorë të BBV.
Në premierën e filmit që u mbajt në Tiranë, Meriton Mjekiqi ka folur për herë të parë për takimin e tij me Rike Roçin, pas një kohe të gjatë pa komunikim.
Gjatë një interviste për Prive by Liberta Spahiu, moderatori zbuloi se takimi i tyre ka ndodhur krejt rastësisht: Pas një kohe që nuk kishim pasur kontakt, u takuam dhe folëm prapë.
Deklarata e Meritonit ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjete sociale, ndërsa Rike Roçi reagoi me humor përmes një Instastory, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj karakteristike. Ndërkohë, Mjekiqi foli edhe për përfshirjen e tij në filmin “ADN”.
Ai pranoi se në fillim kishte hezituar ta pranonte ftesën, por më pas vendosi të jetë pjesë e projektit: Erdhi ftesa, fillimisht s’desha ta pranoja, por më pas e pranova.” ‘Pse genjen’- i shkruan Rike./Radar.al


