E afërt me shafranin e Indisë dhe kardamonin, xhinxheri me origjinë nga Kina ka treguar se mund të trajtojë shumë më tepër probleme shëndetësore sesa imagjinojmë. I njohur për vetitë e tij terapeutike, rrënja e xhenxhefilit përdoret në forma të ndryshme: e freskët, e tharë, pluhur, në vaj apo lëng, gjithnjë duke ofruar vlera të larta ushqyese dhe përbërës bioaktivë.
Nëse ende po mendoni nëse duhet ta përfshini xhinxherin në dietën tuaj të përditshme, njihuni me disa prej përfitimeve të tij kryesore.
Forcon sistemin imunitar
Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i çajit me xhenxhefil rrit imunitetin falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Ai ndihmon trupin të mbrohet më mirë nga infeksionet, e ftohura dhe gripi.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
I pasur me vitamina, minerale dhe aminoacide, xhinxheri ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit dhe mbrojtjen e zemrës. Një filxhan çaj xhenxhefili në ditë kontribuon në ruajtjen e arterieve të shëndetshme dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kujdeset për shëndetin oral
Bakteret në gojë, ushqimet e mbetura dhe zakonet ushqimore mund të shkaktojnë aromë të keqe. Enzimat antibakteriale të xhinxherit e freskojnë frymën dhe mbajnë gojën më të pastër.
Ndihmon në humbjen e peshës
Xhinxheri stimulon metabolizmin dhe sistemin tretës. Studimet tregojnë se marrja e 1.2 gramë pluhur xhenxhefili para vakteve përshpejton tretjen deri në 50%, duke ndihmuar në kontrollin e peshës.
Lufton të vjellat dhe marramendjen
Me efekt qetësues, xhinxheri është zgjidhje e shkëlqyer për të vjella nga udhëtimi, lëvizja apo shtatzënia. Konsumimi i çajit me xhinxher qetëson stomakun dhe përmirëson ndjeshëm gjendjen.
Mbron trurin dhe kujtesën
Hulumtimet sugjerojnë se çaji me xhinxher mund të ngadalësojë humbjen e qelizave të trurit të lidhura me Alzheimerin. Duke reduktuar stresin oksidativ dhe inflamacionin kronik, ai mbështet funksionet njohëse dhe ngadalëson procesin e plakjes së trurit.


