Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pse dështojnë shumica e dëbimeve nga Gjermania?

    September 8, 2024
    Pse dështojnë shumica e dëbimeve nga Gjermania?

    Gjermania do të kthejë më me konsekuencë personat pa të drejtë qëndrimi, por nga një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme del se, dëbimet dështojnë për shkak të shteteve të BE, jo edhe aq nga personat e prekur.

    Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rrallë nuk kryhen për shkak të personave të prekur. Nga 22.019 dëbime që nuk janë arritur të kryhen dot në gjysmën e parë të këtij viti, 7.900 nuk u kryen për shkak të vendit anëtar të BE ku duhej të kthehej personi.

    Këto të dhëna dalin nga një përgjigje e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhënë pyetësorit parlamentar të deputetes së partisë E Majta, Carla Bünger, bën të ditur shërbimi evangjelist, epd. Në 3.044 raste dëbimet kanë dështuar për shkak të zyrave për të huajt. Në vend të tretë renditen personat e prekur, në 235 raste dëbimet nuk janë kryer, sepse personat në fjalë “janë fshehur”. Në po kaq raste gati, 2236 jepen si arsye për mosrealizimin e dëbimit “çështje organizative”.

    Si shkaqe të tjera për mosdëbimin renditen edhe procedura gjyqësore në vazhdim, fakti që personi nuk është gjetur në lokacion, mungesa e lidhjeve të fluturimit, azili kishtar apo pamundësia për të udhëtuar. Në 98 raste dëbimi nuk është kryer për shkaqe rebelimi.

    Çfarë parashikon Marrëveshja e Dublinit

    Pas atentatit me motivim islamist në Solingen me tre viktima, dëbimet në bazë të rregullores së Dublinit janë vënë në fokus të politikës. Autori i dyshuar për atentatin do duhej të ishte kthyer në Bullgari. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se do të krijojë një “task-forcë” mes federatës dhe landeve për dëbimet. Qeveria e koalicionit me një sërë ndryshimesh ligjore ka zgjeruar mundësitë e dëbimit. Por zbatimi i tyre mund të bëhet vetëm nga komunat dhe landet.

    Sipas Marrëveshjes së Dublinit, për një person që kërkon azil përgjegjës është shteti europian, në të cilin ky person ka shkelur tokën europiane. Nëse ai udhëton në një vend tjetër, ai mund të kthehet aty, në vendin e parë. Për këtë pas miratimit të vendit përkatës ka një afat të dëbimit prej gjashtë muajsh. Nëse ky afat skadon, automatikisht për personin është përgjegjës shteti tjetër.

    Nga përgjigja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin del se në debatin aktual për dëbimet bëhet fjalë për shumë më pak njerëz se sa flitet. Në fund të qershorit kanë qenë të regjistruar 24,872 vetë për të cilët është përgjegjes në bazë të Dublinit një shtet tjetër, por vetëm, 6.840 syresh ishin zyrtarisht “të detyruar për largim”. Nuk shpjegohet pse tek rastet e tjera, nuk ka ekzistuar zyrtarisht detyrimi. Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë kthyer në një shtet tjetër të BE 3043 vetë.

    Kritika për planet për heqjen e mbështetjes sociale

    Deputetja e majtë, Bünger i ka kritikuar planet për heqjen e mbështetjes sociale për personat, kërkesa e të cilëve për azil do duhet të trajtohet nga një vend tjetër i BE. “Debati për migracionin ka dalë plotësisht nga kontrolli”, tha ajo dhe akuzoi qeverinë se do t’i lerë “të uritur” refugjatët që t’i detyrojë të largohen nga Gjermania. Sipas saj, “Dublini nuk funksionon”, dhe kjo “nuk është asgjë e re”.

    Vitin e kaluar, Gjermania iu drejtua me kërkesë për kthim në vendin e BE sipas marrëveshjes së Dublinit Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Bullgarisë./DW

    gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.