Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ceremoni në Maqedoninë e Veriut për konfliktin e 2001, ministri i Mbrojtjes për etiketimin e shqiptarëve si “terroristë”

    Sulm masiv ndaj FIFA-s, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e futbollistëve

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    PS nuk votoi për të dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese/ BE: Ngjarja e djeshme nuk është një hap në drejtimin e duhur

    September 13, 2024
    PS nuk votoi për të dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese/ BE: Ngjarja e djeshme nuk është një hap në drejtimin e duhur
    Olta Xhaçka

    TIRANË– Vetëm një ditë pasi Partia Socialiste abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

    Delegacioni i BE thotë se ajo që panë dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

    Zyra e BE thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore.

    REAGIMI: 

    Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023). Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

    LEXO EDHE: Mandati i socialistes Olta Xhaçka

    BE BE per Mandatin e Xhaçkës Olta Xhaçka PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ceremoni në Maqedoninë e Veriut për konfliktin e 2001, ministri i Mbrojtjes për etiketimin e shqiptarëve si “terroristë”

    April 28, 2026

    Sulm masiv ndaj FIFA-s, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e futbollistëve

    April 28, 2026

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    April 28, 2026

    Ek*ekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi, zhduket punëdhënësi grek

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.