Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Protesta e 7 tetorit/ Peleshi ironizon: Pse do e bëjnë, për vendimin e Gjykatës?

    October 4, 2024
    Protesta e 7 tetorit/ Peleshi ironizon: Pse do e bëjnë, për vendimin e Gjykatës?

    Nëpërmjet takimit që organizoi me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Niko Peleshi nuk ngurroi të komentonte protestën e opozitës që pritet të mbahet më 7 tetor.

    Teksa u pyet për protestën në fjalë, Peleshi shprehet se ajo po bëhet për të kundërshtuar një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

    Pjesë nga biseda me gazetarët:

    Maxhoranca a do i hapi krahun opozitës në këtë situatë të trazuar tashmë?

    Peleshi: Maxhoranca përgjigjet për sjelljen e vetë politike, ligjore, natyrisht për raportet e veta me institucionet kushtetusese siç është parlamenti dhe besoj se nuk është në diskutim maxhoranca për momentin, ne jemi në detyrë, jemi në kuvend, respektojmë kuvendin dhe bëjmë detyrën. Trazirat apo ngjarjet e fundit të pa hijshme për sjelljen politike në kuvend, besoj duhet të pyesni opozitën. Mua nuk më vjen mirë, nuk dua të bëj këtë ndarje ne dhe ata sepse në fund të fundit jemi koleg, nuk më vjen mirë jo për 20-24 po qoftë edhe për një deputet të jetë i përjashtuar ose sekretariati të ketë qenë i detyruar ta përjashtojë nga seanca, por jo çdo gjë është në dorën tonë.

    Të 24 të përjashtuarit ishin aktiv, apo ishin më pak?

    Peleshi: Me këtë nuk merret grupi parlamentar i Ps që unë drejtoj, është një çështje e strukturave të kuvendit, konkretisht sekretariatit për etikën, që merr në shqyrtim provat dhe merr vendim, nuk mund të pyetem unë për këtë. Unë ju thash personalisht, dhe grupit tonë nuk i intereson të ketë një seancë jo normale apo me përjashtime. Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brenda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e pa precedent, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake tek tjetra. Këto janë mendimet tona jo vetëm personale por edhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jonë te ketë një parlament të pastabilizuar.

    Protestat e të hënës, për qeveri teknik, a do jetë e gatshme maxhoranca për të pranuar kërkesat?

    Peleshi: S’mund të komentoj çfar vendos opozita, protesta është një element demokratik nuk është një erezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?

    Ju kujtojë se më 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së kryeministrisë si dhe është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzimet apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

    7 tetor peleshi protesata e opozites
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.