TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka denoncuar abuzimet me çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon.
POSTIMI I PLOTË I BARDHIT:
Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!



