Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën drejtuesi i motomjetit

    Nga “pleqtë” e luksit te talentet e rinj, yjet që pritet të ndezin Botërorin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Problemet kardiake në rritje, mjeku bën thirrje: Nuk kushton asgjë që të bëni kontrolle

    September 20, 2024
    Problemet kardiake në rritje, mjeku bën thirrje: Nuk kushton asgjë që të bëni kontrolle

    Stili i jetesës, ushqimet e pashëndetshme, obeziteti dhe duhanpirja mbeten disa nga shkaktarët kryesorë që lidhen me problemet kardiake.

    Sipas shefit të Kardiokirurgjisë në QSUNT, Altin Veshti këto faktorë mund të kthehen edhe në kërcënim serioz për jetën.

    Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Në vendet ku ka varfëri dhe ushqimi bazohet më shumë të perimet dhe zarzavatet sigurisht që incidenca e infarktit është më e ulet sesa aty ku bazohet tek yndyrnat dhe prodhimet shtazore. Gjëja e parë është obeziteti. Obeziteti duhet zhdukur sepse obezitetin e ka në dorë njeriu. Unë jam gjithmonë i idesë që obeziteti zhduket me një dietë, duke ulur raportin e kalorive dhe duke bërë pak aktivitet fizik. Një pjesë varet edhe nga duhanpirja.

    Edhe përdorimi i drogës sipas specialistit mund të shkaktojë arrest kardiak.

    Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Përdorimi kokainës është pjesë e atyre ndryshimeve që ndodhin brenda arterieve të zemrës që shkakton mbyllje të arteries dhe infarkt të miokardit.

    Shefi i Kardiokirurgjisë Veshti rekomandon që të bëhen kontrolle sa më të shpeshta që në moshë të re.

    Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë në QSUNT: Kontroll mjekësor duhet bërë periodikisht si për ata që luajnë sport si për ata që shkojnë në palestër. Një eko një elektro-kardiogramë dhe një vizitë bëhet tashmë në çdo spital shtetëror nga veriu në jug dhe nuk kushton asnjë gjë që të bësh një vizit që njeriu të dijë ku ndodhet. Të paktën ata që janë duhanpirës të fortë. Çdo njeri që ka pasur një marrje fryme gjatë jetës të gjithëve na ka ndodhur. Duhet të bëjë një vizitë.

    Vitet e fundit në Shqipëri problemet kardiake po ndeshen edhe tek grupmoshat e reja dhe sëmundjet e zemrës renditen ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vend.

     

    Altin Veshti kontrollet Problemet kardiake
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026

    Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën drejtuesi i motomjetit

    June 10, 2026

    Nga “pleqtë” e luksit te talentet e rinj, yjet që pritet të ndezin Botërorin

    June 10, 2026

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.