TIRANË– Takimi mes Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt ka përfunduar. Bëhet me dije se në mbledhje është diskutuar për përgatitjen e një kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, ish ministër i Brendshëm.
Xhafaj do të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme për 5 vepra penale.
Mësohet se janë 5 akuza ndaj Xhafajt, hetim pasurie, lidhje me ndërtues që ka dhënë prona shtetërore, për falsifikim të dosjes që u dënua Salianji, pengimi i së vërtetës dhe shpërdorim detyre.
Ky vendim për të kallëzuar ish-ministrin vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit la të njëjtë vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji.


