TIRANË– Krerët e degëve kanë pasur afat deri menatën e 26 Janarit për të dhënë dorëheqjen dhe për të marrë pjesë në Primare e më pas për të qenë kandidatë për deputetë.
Bëhet me dije se mes tyre janë pesë kryetarë degësh që kanë dhënë dorëheqjen në rrjete e tyre sociale.
EMRAT:
Blendi Himçe, Elbasan
Manjola Nikollo, Sarandë
Afrovita Dhimojani, Himarë
Ilir Klosi, Dibër dhe
Arsen Valisi dega 13, Tiranë, Kashar.
Të pestë këta kanë dorëzuar në Partinë Demokratike dorëheqjen, akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në lidhje me vendimin e marrë në zbatim të statutit të partisë.
Pavarësisht se afati ka përfunduar kjo nuk përjashton që edhe krerë të tjerë degësh të kësaj partie të japin dorëheqjen. “Sipas burimeve po pritet një shkresë zyrtare për të kuptuar si do të zhvillohet procesi e më pas të marrin vendimin”, u shpreh Stafa./Radar.al


