Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Në një postim në Facebook, Osmani deklaroi:
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”
Ky hap formal vjen pas dorëzimit të propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje për caktimin e Kurtit, bazuar në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.


