TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraditen e kësaj të hëne në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur për anëtarësimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ursula von der Leyen: Kënaqësi ta filloj turneun tim këtu në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë progres, por unë dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim shumë të vërtetë në 3 vitet e fundit. 5 nga 6 grupkapitujt janë të hapura, ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. E di edhe përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit që keni bërë. Ne do jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge. Agresioni i Rusisë ka rifirmësuar kontinentin tonë. Ju jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE. Ekonomia juaj ka fituar akese në tregun tonë të përbashkët dhe në investimet e reja të BE-së dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Plani i rritjes ka potencialin që të dyfishojë ekonominë e BP më këtë dekadë./Radar.al


