Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

    February 27, 2026
    President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

    Shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar me një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

    Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme. Asnjë emër konsensual deri tash nuk e kanë gjetur partitë politike parlamentare. Konsensus nuk ka as për Presidenten aktuale Vjosa Osmani, e cila ka shprehur vetë kandidaturën.

    Kjo e fundit tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por për kandidimin e saj nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, të cilat Osmani akoma nuk i ka siguruar. Presidentja Osmani nuk ka folur publikisht nëse ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e saj. Por zyrtarisht akoma nuk ka zgjidhje. Pas një takimi që zhvilloi me të ngarkuarën e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, Osmani përmendi rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të, sic thotë ajo, “stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”.

    LVV akoma nuk ka mbledhur nënshkrime

    Shumica në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pakicat joserbe, nuk dëshiron të propozojë një emër të tyre për president apo presidente, për faktin se i kanë vetëm 66 vota në Kuvend. E pa votën e partive opozitare nuk arrihet numri prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, prandaj kërkohet konsensus. Këtë qëndrim e shprehu Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    “Ajo mazhorancë që është prej 66 numrash në Kuvend, ne jemi bindur që nuk ka mundësi, përmes një emri që propozohet, një emër i njëanshëm, ta marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them se është absolut, sepse gjëra absolute në politikë nuk ka, por me përafërsi ky është konkludimi i mazhorancës”, thotë Konjufca, duke shtuar se shumica do që ta shmangë idenë që të propozojë një kandidat të vetin.

    Qëndrimet e opozitës
    Dy udhëheqësit e dy partive politike opozitare, PDK dhe LDK, që zhvilluan takime me Kryeministrin Kurti, kërkojnë që emri i kandidatit për këtë post të ketë mbështetje të gjerë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, thotë se “zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur”.

    “Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, thotë Hamza.

    Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se procesi i zgjedhjes së Presidentit po zhvillohet brenda një afati të kufizuar kohor dhe në këtë linjë ai kërkon “përgjegjësi të lartë politike, qartësi, maturi dhe vullnet për kompromis”.

    “Është thelbësore të kuptohet se Presidenca duhet të mbetet institucion që garanton ndarjen e pushteteve dhe shërben si faktor uniteti për vendin, e jo si vazhdim i shumicës qeverisëse. Në këtë frymë, dhe në përputhje me deklaratën politike të miratuar në Kuvendin e LDK-së, vlerësoj se ekzistojnë dy rrugë të qëndrueshme përpara: ose një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare”, thotë Abdixhiku.

    Sipas tij, nëse asnjëra zgjidhje nuk merr rrugë, “vendit i vijnë zgjedhjet, një skenar i panevojshëm në këtë kohë”.

    Qëndrimet e shoqërisë civile
    Analistët thonë se do të ishte pjekuri politike që të ketë një konsensus politik për çështjen e Presidentit, por, si duket, nuk ka gatishmëri.

    “Nuk ka gatishmëri të qartë nga Kurti që të ketë një konsensus për një President që nuk do të kontrollohet nga Kurti. Do të ishte shumë pozitive që Kurti të bëjë një propozim për President jashtë VV-së dhe Listës Guxo. Megjithatë, mendoj se Kurti po shkon kah imponimi ose i Vjosa Osmanit, ose zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Se a do të arrijë të imponojë me detyrim, pritet të shihet”, thotë për DW analisti Blerim Burjani. Sipas tij, nëse Kurti nuk e arrin këtë, do të ishte zhgënjim i madh për të, për faktin që ai paraqet fuqinë politike më të madhe në Kosovë dhe ka përgjegjësinë që të shmangë jostabilitetin institucional.

    “Edhe bashkësia ndërkombëtare do të befasohej për keq që Kosova të mos e tejkalojë këtë gjendje sa i përket zgjedhjes së Presidentit. Kjo po i bie jo pjekuri demokratike, kthim në stadin fillestar të shtetësisë, ku ka pasur nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare për të shmangur problemet dhe konfliktet politike në vend”, thotë Burjani, duke vlerësuar se “duhet të demonstrohet pjekuri, vigjilencë dhe arsye për të mbështetur shtetësinë, demokracinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.

    Duke e parë “rrezikun” real që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sërish, shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

    “Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve. Përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet mes tjerash në letrën e publikuar nga shoqëria civile.

    Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë Presidenten apo Presidentin e vendit më së largu deri më 04.03, pra jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osman. Mandati i saj përfundon më 4 prill 2026.

    Për të garuar për President të vendit, një kandidati i duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë.

    Kuorumi në Kuvend arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh. Dështimi eventual do të çonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare./DW

    kosove Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.