Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Premtimi i Von der Leyen: Gati të mbështesim vendet që duan të integrohen sa më shpejtë! Hapi i parë do të jetë…

    December 18, 2024

    Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, në fjalimin pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë treguar një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar.

    Sipas Von der Leyen vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi.

    Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, pasi është proces rigoroz, i bazuar në meritë, tha ajo, ndërsa u shpreh se BE është e gatshme të mbështesë partnerët që duan të ecin edhe më shpejtë.

    Ursula tha se BE ka në dispozicion 300 milionë euro për të mbështetur reformat dhe se hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP në tregun e përbashkët europian.

    Në këtë iniciativë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen vitin që vjen.

    Ursula Von der Leyen: Ka patur një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar sidomos për Malin e Zi por edhe më Shqipërinë që sapo kemi hapur kapitullin e fqinjësisë së morë dhe ka një p-progres të jashtëzakonshëm. Zgjerimi funksionon dhe për pak ditë do përjetojmë 30 vjetorin e zgjerimit të vitet 1994 një nga zgjerimet më të mëdha.

    Por vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi. Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, është proces rigoroz, i bazuar në meritë. Jemi të gatshëm të mbështesim partnerët tanë që duan të ecin edhe më shpejtë.

    Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve.

    Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas. Ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor.

    Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.